Mali i Zi: 267 raste të reja me Coronavirus në 24 orët e fundit

Mali i Zi: 267 raste të reja me Coronavirus në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë testuar për Coronavirus 789 mostra, ndërsa janë regjistruar 267 raste të reja pozitive të infeksionit, njofton Insajderi.

Që nga e enjtja, Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi nuk raportoi ndonjë vdekje në lidhje me virusin.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 675, dhe që nga fillimi i vitit 684. Deri në orën 17.30 janë raportuar 234 pacientë të shëruar, ndërsa janë 9.232 raste aktive.

Që nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit në Malin e Zi është 48.856./Insajderi.com