Një person është rrahur në Mitrovicë mbrëmjen e së shtunës, ku si pasojë e plagëve, është dërguar në qendrën emergjente për mjekim, njofton Insajderi.
Mediet lokale po raportojnë se personi është azilant me prejardhje nga Siria, teksa kanë publikuar edhe fotografi pas momentit të rrahjes.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka njoftuar se lidhur me rastin është arrestuar një person.
“Rreth orës 18:00, është raportuar për një rrahje e ndodhur në sheshin ” Mehë Uka” në Mitrovicë.Si pasojë e rrahjes një person ka pësuar lendime i cili është dërguar për tretman mjeksor. lidhur me rastin është arrestuae një person i dyshuar, rasti është duke u trajtuar nga hetusit policor”, tha ai.
Akoma nuk dihet arsyeja që çoi deri tek incidenti./Insajderi.com