Vdes 19-vjeçarja nga Mitrovica që kishte nevojë për transplant të veshkës

Vdes 19-vjeçarja nga Mitrovica që kishte nevojë për transplant të veshkës

19-vjeçarja nga Mitrovica, Nazlije Sherifi, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.

Ajo ishte e diagnostifikuar me sëmundjen e veshkës.

Për shërimin e saj ishin grumbulluar 200 mijë euro për transplantin e veshkës, por ajo nuk mundi t’i mbijetojë sëmundjes.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur vëllau i të ndjerës, Ilir Sherifi, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Allahu e deshti per vete ngase ishte engjull nga dita qe lindi. ALLAHU tmeshiroft ne xhennet motra ime”, ka shkruar ai.

Për shërimin e saj, Valmir Aliçkaj, ishte i gatshëm të dhuronte veshkën e tij. /Insajderi.com