Deçanasi që priste t’ia dhuronte veshkën 19-vjeçares, i dëshpëruar që s’arriti ta shpëtojë

Deçanasi që priste t’ia dhuronte veshkën 19-vjeçares, i dëshpëruar që s’arriti ta shpëtojë

Deçanasi Valmir Aliçikaj, i cili priste që të ia dhuronte veshkën 19-vjeçares nga Mitrovica, Nazlije Sherifit, e ka pritur me dëshpërim e tejet i mërzitur lajmit për vdekjen e saj, njofton Insajderi.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se djali që kishte shprehur gatishmërinë për t’ia dhuruar veshkën 19-vjeçarës e cila ndërroi jetë pak më parë, është shprehur i mërzitur dhe i dëshpëruar që nuk ka arritur të ia shpëtonte jetën.

19-vjeçarja Nazlije Sherifi, e cila po vuante nga një sëmundje e rëndë po priste rezultatet e transplantit, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.

“Para pak minutash ndërroj jetë vajza qe bashkëvendasi ynë Valmir Aliçikaj, i shtyer nga humaniteti për të shpëtuar një vajzë 19 vjeçare doli vullnetar të ja dhurojë veshkën”.

“E takova dhe fola me Valin sot pas vdekjes së Nazlijes, ishte i dëshpëruar e tejet i mërzitur që nuk mundi të ja shpëtojë jetën! Ngushëllime familjes!”, ka shkruar Ramosaj në Facebook. /Insajderi.com