Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para me Coronavirus në Kosovë, numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 51 mijë e 965 nga 187 mijë e 88 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe një mijë e 344 raste të vdekjes, njofton Insajderi.
Sipas Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në vend janë 7 mijë e 986 raste aktive me COVID-19.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 234 raste pozitive të virusit dhe janë raportuar katër raste të vdekjeve.
Gjatë kësaj periudhe, janë shëruar 420 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 42 mijë e 635 raste./Insajderi.com