Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka premtuar zhvillim të turizmit malor, për ta kthyer vendin në destinacion të vizitorëve, njofton Insajderi.
Hoxhaj këtë premtim e ka bërë në llogarinë e tij në Facebook, ku ka publikuar një fotografi të maleve të Sharrit.
“Mirëmengjesi me këtë pamje magjepsëse të maleve të Sharrit. Një mundësi e mirë për t’i vizituar në çdo stinë të vitit, e veçanërisht në dimër”.
“PDK do të bëjë më shumë për ta zhvilluar turizmin malor që ta kthejmë Kosovën në destinacion të vizitorëve vendas dhe të huaj!”, ka shkruar ai./Insajderi.com