Digjen dy vetura në rrugën Klinë-Pejë, ka të lënduar (VIDEO)

Digjen dy vetura në rrugën Klinë-Pejë, ka të lënduar (VIDEO)

Në aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur të hënën në Dollc të Klinës, njofton Insajderi.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, të cilat më pas janë përfshirë nga zjarri.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 12:19, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Dollc të Klinës. Në aksident janë të përfshira dy automjete, një kombi dhe një veturë, të cilat janë përfshirë nga zjarri. Ka persona të lënduar, por nuk kemi informacione për numrin e tyre”, tha Gashi./Insajderi.com