Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, Tahir Zemajn, në 18 vjetorit e vrasjes së tij, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani thotë se nuk është e mjaftueshme vetëm thirrja për drejtësi.
“Andaj, derisa e rikujtojmë sot këtë humbje të madhe, nuk mjafton vetëm të bëjmë thirrje për drejtësi, por duhet t’ia kujtojmë vetes po ashtu se është detyrim yni që të bëjmë shtet ligjor, i cili i mbron qytetarët e vet dhe e vendos drejtësinë në vend për krimet e kryera, të çfarëdo kohe qofshin ato”.
“Vepra e komandant Zemaj mbetet e shënuar në historinë e Kosovës dhe gurëthemel i përpjekjeve për pavarësi”, ka shkruar Osmani. /Insajderi.com