Vëllai i 19-vjeçares Nazlije Sherifi nga Mitrovica, Ilir Sherifi, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të sotme nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në njoftimin e të cilëve sot thuhet se një nga të vdekurit nga COVID-19 është edhe Nazlija, njofton Insajderi.
Ilir Sherifi në reagimin e tij e akuzon IKSHPK-në se po mashtron duke montuar rezultatet ashtu siç duan.
Ai tutje ka shtuar se do të vijë dita kur do të demaskohen të gjithë ata që po tentojnë të bëjnë padrejtësi në këto ditë të rënda për ta.
“Falënderoj IKSHP për mashtrimet dhe montimin e rezultateve si ia don qejfi, do vijë koha kur do demaskohen të gjithë ata që po tentojnë të bëjnë padrejtësi në këto ditë të rënda për ne”, ka shkruar ai duke mohuar se Nazlija vdiq nga virusi.
Nazlije Sherifi vdiq dje si pasojë e sëmundjes nga veshkët. /Insajderi.com