Sulmuan me thikë dy persona në Shkabaj, arrestohen tre të dyshuar

Sulmuan me thikë dy persona në Shkabaj, arrestohen tre të dyshuar

Tre persona janë arrestuar sot në Obiliq, nën dyshimin se të njëjtit kanë therrur me thikë dy persona më datë 01 janar të këtij viti në fshatin Shkabaj, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të një komunikate, ku thuhet se të dyshuarit janë L.J, dhe J.J dhe A.H, ndërsa mjeti me të cilin është kryer vepra, i është konfiskuar.

“Sot rreth orës 11:00, hetuesit e stacionit policor të Obiliqit, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për një rast Lëndim të rëndë trupor(therrje me thikë). Rasti ka ndodhur me datën 01.01.2021 në fshatin Shkabaj, ku ka pasur një përleshje në mes të disa personave, me ç’rast dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore nga arma e ftohtë (thikë)”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Që nga dita e raportimit hetuesit policor kanë filluar ndërmarrjen e veprimeve operativo-hetimore në përpjekje për të identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar. Puna e tyre është finalizuar sot ku janë arrestuar tre persona të dyshuar si dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet së është përdorur në rast”, bëhet e ditur tutje në njoftim.

Personat e dyshuar:

  • L. J, mashkull 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
  • J. J, mashkull 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës si dhe
  • A. H, mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore janë proceduar më tej konform rekomandimeve të prokurorit. /Insajderi.com