Në Vetëvendosje janë të bindur se në zgjedhjet e ardhshme nuk do vihet fare në pyetje se kush është fituesi. Ata janë të bindur në fitoren e padiskutueshme të Lëvizjes. Pyetja, sipas tyre, është vetëm “sa për qind do të fitojë?” Një përgjigje, në konsultim edhe me mërgimtarët që kanë ardhur për pushime ne Kosovë, e ka deputeti i kësaj partie Mefail Bajqinovci. Ai beson se VV merr plotë 56%.
Mefail Bajqinovci, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në legjislaturën e fundit, është i bindur se partia e tij do të fitojë 56 për qind të votës së përgjithshme popullore në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.
Vetëvendosje ka publikuar së fundi edhe disa rezultatet të sondazheve që e vendosin këtë parti politike afër kësaj shifre – që mundëson të qeverisë e vetëm – por, Bajqinovci është akoma më optimist.
“Mërgata e Ferizajt është e vendosur për 56 për qind” shkruan ai në një status të tij në Facebook, ku ka shpërndarë edhe foto me, siç ka treguar, mërgimtarë nga qyteti i Ferizajt, njofton Insajderi.
“Falënderoj të gjithë mërgimtarët ferizajas për mbështetjen e parezervë̈ që po na e japin për ndryshimin në të mirë të vendit”, shton më tej Bajqinovci.
Në Kosovë, qysh nga paslufta, prejse mbahen zgjedhje asnjëherë asnjë parti politike nuk ka fituar shumicën prej 51 për qind.
Kjo edhe për shkak të sistemit proporcional ku vota e fituar përkthehet proporcionalisht me ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Derisa në sisteme mazhoritare fituesi, qoftë edhe për një përqindje fare të vogël, fiton të drejtën të qeverisë i vetëm, në sisteme proporcionale fiton veç aq sa ke vota./Insajderi.com
Mërgata e Ferizajt është e vendosur për 56%.
Falenderojë të gjithë mërgimtarët ferizajas për mbështetjen e parezervë që po na e japin për ndryshimin në të mirë të vendit.Posted by Mefail Bajqinovci on Monday, January 4, 2021