Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se lideri i kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duhet të pranojë rolin e Hashim Thaçit në historinë e Kosovës, njofton Insajderi
Ai në Pressing ka thënë se Kurti ka ardhur më vonë në skenën politike dhe se nuk bën pjesë në rdhet e figurave që e kanë bërë historinë e Kosovës.
“Historia nuk ndryshon, Thaçi është pjesë e saj”, ka vazhduar tutje ish ministri i drejtësisë.
Tutje Kuçi ka shtuar se e ka paralajmëruar Thaçin me kohë se kundërshtarët e tij do t’i rrënojnë proceset ku ti ke marrë pjesë”, shtoi ai.
Në fund ai ka thënë se VV njëherë e kundërshtoi Kushtetutën e Kosovës dhe më pas e mbrojti. Kjo e dyta sipas tij është gjë e mirë./Insajderi.com