Gent Cakaj ia ka dorëzuar Olta Xhaçkës detyrën e ministres për Evropë dhe Punë të Jashtme.
Cakaj tha se nuk do të jetë një paraardhës i Xhakçës, por një mbështetës i madh.
“Nga dita e sotme nuk do të jem thjesht një paraardhës politik i Oltës, por mbështetësi më i madh i saj, që ajo ta përfaqësojë Shqipërinë denjësisht e me shkëlqim të plotë, me arritje të rralla e paraqitje të fortë në fushën e politikës së jashtme”, ka shkruar ai në Facebook.
Kosovari i cili dha dorëheqje nga ky post, deklaroi se puna e tij për Shqipërisë nuk mbaron këtu.
“Puna ime për Shqipërinë, natyrisht, nuk përfundon këtu. Përpjekja ime sot thjesht ndryshoi trajtë. Shqipëria për mua do të mbetet ëndrra që do t’i detyrohem për jetë”. /Insajderi.com
Sot, edhe zyrtarisht, kam dorëzuar detyrën në duart e vyera të Olta Xhaçkës.
Nga dita e sotme nuk do të jem thjesht…
Posted by Gent Cakaj on Monday, 4 January 2021