Agim Veliu ironizon me pamjen fizike të Vjosa Osmanit

Agim Veliu ironizon me pamjen fizike të Vjosa Osmanit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka ironizuar me Vjosa Osmanin, duke thënë se ajo është “e gjerë” dhe i duhet hapësirë për të qëndruar në LDK.

Vjosa Osmani të hënën deklaroi se “mund të kthehet në LDK nëse dorëhiqet kryesia”.

“Unë e di që ajo është tepër e madhe dhe i duhet hapësirë shumë, a po kupton çfarë, qysh konteksti po e them. Unë e di që ajo është tepër e madhe, e gjanë (e gjerë) edhe i duhet hapësirë shumë, po nuk e paskna ditë që duhet komplet një Kryesi me ja leshu vendin edhe nuk e di a e nxenë”, tha Veliu për Periskopin.

Gjatë viteve të fundit ka qenë një rivalitet i madh në mes Vjosa Osmanit dhe Agim Veliut. /Insajderi.com