Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar të martën se Serbia do të përballet me një vit të vështirë.
Në mesin e sfidave me të cilat do të përballet, Vuçiq e përmendi edhe presionin rreth Kosovës, raporton Tanjug.
“Nuk është një vit i lehtë për të luftuar me COVID-10, presionet rreth Kosovës po vijnë. Nuk është një vit i lehtë ekonomik përpara, sepse të gjithë do t’i kërkojnë shtetit ndihmë… Sigurisht që një vit i vështirë na pret, ka shumë sfida para nesh”, tha ai.
Ditët e fundit, Vuçiq po merret me disa përgjime që tha se iu bënë atij. Ai deklaroi se ka një regjistrim të një pjese të bisedave të përgjuara.
“Unë i mbaj ato regjistrime dhe nuk do t’jua jap, nuk do ta shkatërroj vendin tim”, deklaroi Vuçiq. /Insajderi.com