Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur të martën në lagjen “Brekoc” të Gjakovës.
Si pasojë e aksidentit ka persona të lënduar, por nuk dihet ende për numrin dhe gjendjen e tyre shëndetësore.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
“Aksidenti ka ndodhur në lagjen ‘Brekoc’ në Gjakovë. Ka persona të lënduar, por ende nuk dihet numri i tyre. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Xhurkaj./Insajderi.com