11 të vdekur dhe 660 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

11 të vdekur dhe 660 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

11 persona kanë vdekur brenda 24-orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë të njëjtës periudhë kohore janë kryer tre mijë 424 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 660 persona.

Ndërkohë që edhe numri i të shëruarve ka shënuar rritje, ku së fundmi 555 qytetarë kanë rezultuar të kuruar.

Aktualisht në katër spitalet COVID, po trajtohen 287 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët gjashtë pacientë janë të intubuar. /Insajderi.com