42 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e bombolës së gazit që ka shpëthyer gjatë së martës në një restorant në Ferizaj, njofton Insajderi.
Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar komandanti i policisë së Ferizajt, Qazim Reka, i cili tutje tha se 12 nga të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim për shkak të lëndimeve më serioze.
Ndërkaq, nga Qendra Emergjente e QKUK-së, thonë se nëntë nga të lënduarit janë duke u trajtuar në këtë qendër, dy prej të cilëve kanë hyrë në sallën e operacionit./Insajderi.com