Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka deklaruar se presin rezultate të mira në zgjedhjet që pritet të mbahen gjatë javëve në vijim, transmeton Insajderi.
I ftuar në emisionin “Frontal” në T7, Shala ka thënë se “qytetarët e kanë vërejtur që PDK është parti institucionale dhe që punon për të mirën e qytetarit”.
“Parti që prioritet e ka qytetarin, shtetin dhe nuk i ka ambiciet personale, politike. PDK është parti e cila ka bërë shumë kompromise në dëm të vet për të mirën e shtetit. Parti e cila thotë po kur është po”, është shprehur tutje ai.
Shala ka folur edhe për seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, e ku në rend dite do të jetë çështja e FSK-së.
“Është vendimi historik që për herë të parë që Kuvendi i Kosovës në mënyrë institucionale që FSK’ja në bashkëpunim me Amerikën dhe me NATO-në, marrin pjesë në trupat paqeruajtëse në misione jashtë Kosovës. Janë të barabartë qoftë në operacione, evakuim dhe shpëtim dhe trajnime të tjera”, ka thënë ai. /Insajderi.com