Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të vizitojë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të lënduarit nga shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal në Ferizaj.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, asistentja e Osmanit, Egnesa Vitia, e cila tha se kjo vizitë do të nisë nga ora 19:00.
“Rreth orës 19:00, presdentja pritet të vizitojë të lënduarit në QKUK”, ka thënë ajo shkurtazi.
42 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e këtij shpërthimi që ka ndodhur sot rreth orës 15:00, 14 prej të cilëve janë duke u trajtuar në Klinikën Emergjente të QKUK-së, ndërsa të tjerët në Spitalin Rajonal të Ferizajt. /Insajderi.com