Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës – në rend dite dërgimi i trupave paqeruajtës jashtë vendit

Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës – në rend dite dërgimi i trupave paqeruajtës jashtë vendit

Kuvendi i Kosovës po mban një seancë të jashtëzakonshme për shqyrtimin e Propozim-Vendimit të Qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, njofton Insajderi.

Mbledhja e Kuvendit po mbahet me kërkesën e kryeministri Avdullah Hoti për dërgimin e FSK-së në misione me Gardën Kombëtare të Iowa-s.

“Në bazë të ftesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria e Kosovës me 31 dhjetor 2021, ka miratuar vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Iowa-s. Ky vendim i është dërguar Kuvendit të Kosovës me propozimin për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misione për mbështetje të stabilitet rajonal dhe operacioneve paqeruajtëse, nën Komandën Qendrore Amerikane”, thuhet në njoftimin e Qeverisë në detyrë.

Vendimi mbështetet në memorandumin që Kosova e ka nënshkruar me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit bashkë me Gardën Kombëtare të Iowa-s.

Paraprakisht Kryesia e Kuvendit ka autorizuar Komisionin funksional për Çështjet e Sigurisë dhe të Mbrojtjes, për shqyrtimin paraprak të këtij propozim-vendimi.

FSK-ja, deri më tani, nuk ka marrë pjesë në operacione paqeruajtëse jashtë vendit.

Në vitin 2018, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet ligjore për transformimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në forca të armatosura./Insajderi.com