Limaj në Mitrovicë kërkon mobilizim: Vendit po i kanoset një e keqe e madhe

Limaj në Mitrovicë kërkon mobilizim: Vendit po i kanoset një e keqe e madhe

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar strukturat drejtuese të degës së kësaj partie në Mitrovicë, nga të cilët ka kërkuar mobilizim për zgjedhjet e parakohshme nacionale të cilat pritet të mbahen muajin shkurt, njofton Insajderi.

Gjatë atij takimi Limaj tha se vendit po i kanoset një̈ e keqe e madhe.

Ai i ka ftuar përkrahësit e tij në Mitrovicë që të ngritën në këmbë̈ dhe të mos lejojnë̈ dëmtimin e vendit.

I pari i NISMAS-s tutje në profilin e tij në Facebook, ka thënë se është një moment i veçantë dhe duhet pasur kujdes që mos me lejuar me rënë̈ pre e një̈ mashtrimit të madh që i po i përgatitet vendit.

“Apeli im është që këto ditë që po na vijnë t’i shtoni përpjekjet dhe ta rrisim angazhimin e përbashkët në shërbim të vendit. Themelet e shtetit dhe vlerat tona po cenohen. Në zgjedhjet e kaluara kemi thënë bashkë për shtetin dhe tani po angazhohemi në mbrotje të shtetit dhe vlerave kombëtare. Ne qysh para tri viteve kemi paralajmëruar se Kosova do të jetë në një udhëkryq të madh dhe tani jemi në atë moment”.

Më tutje, ai ka thënë se nëse Kosova merr drejtimin e gabuar, atëhere mund të bëhet dëm i pariparueshëm.

“Në politike ka gabime që mund të riparohen, por ka edhe që s’mund të paranshikohen. Një nga to është Gjykata Speciale. Ne s’e kemi votuar dhe kemi paralajmërar se sa keq është. Rreshtimi dhe vendimi politik është shumë i rëndësishëm. Nuk mjafton të jesh në rrugë të drejtë dhe të dëmtohet vendi”.

Lideri i Nismës ka thënë se këto zgjedhje nuk janë për Nismën e për të personalisht, por janë beteje për vendin./Insajderi.com