Kryetja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se miratimi i propozimit për dërgimin e kontigjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës për misione paqeruajtëse në Iowa, është i natyrës historike për Kosovën, njofton Insajderi.
“Është krenari e dyfishtë, me djemtë dhe vajzat e FSK-së që janë këtu si rezultat i përpjekjeve të brezave të tërë dhe është e arritur sepse kjo po bëhet bashkë me SHBA-në”, është shprehur Osmani.
“Jam e lumtur që si kuvend po e përmbyllim këtë legjislaturë me një vendim të tillë. Jam e bindur se ky është vetëm fillimi i sukseseve të ushtrisë sonë”, ka thënë tutje Osmani.
Me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, është votuar dërgimi i trupave të FSK-së jashtë vendit për misionin paqeruajtës me ushtrinë amerikane. /Insajderi.com