Shpërthimi në Ferizaj, Osmani: Kosova duhet të ketë Spital të Djegies

Shpërthimi në Ferizaj, Osmani: Kosova duhet të ketë Spital të Djegies

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka vizituar sot të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj, të cilët po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njofton Insajderi.

Prej atje, Osmani thotë se kjo situatë tregon që shëndetësia në Kosovë ka nevojë për investime afatgjate.

Tutje, Osmani ka falënderuar mjekët për punën e tyre.

Mes tjerash ajo tha se Kosova duhet të ketë Spital të Djegies, pasi është vetmja në rajon që ka mungesë të kësaj qendre. /Insajderi.com