Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar pas votimit në Kuvend të vendimit që FSK të shkojë në misione paqeruajtëse bashkë me ushtrinë amerikane, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në Facebook, Jashari është shprehur shumë i lumtur për këtë vendim, duke thënë se kjo është e arritur e djemve dhe vajzave të FSK-së si dhe synim i arritur me sukses, shkruan lajmi.net.
“Kjo është një e arritur e radhës e ushtrisë sonë, djemve dhe vajzave të FSK-së, një synim i arritur me sukses, që edhe ne si popull që më së miri ia dimë vlerën paqes dhe lirisë, përmes FSK-së të kontribuojmë në ruajtjen e paqes në botë”, ka shkruar Jashari.
Jashari në fund ka shkruar se një falënderim dhe mirënjohje e thellë shkon për SHBA-të, për mbështetjen e tyre të pa rezervë në rrugën tonë të krijimit të ushtrisë sonë shtetërore dhe integrimit të saj ndërkombëtar./Insajderi.com