59 aksidente për 24 orë

59 aksidente për 24 orë

59 aksidente kanë ndodhur brenda njëzetekatër orëve të fundit.

Fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet, njofton Insajderi.

Por, në 22 aksidente kishte të lënduar, ndërsa në 37 aksidente u shkaktuan dëme materiale.

Për shkak të shkeljeve të rregullave të komunikacionit që shkaktojnë aksidentet, Policia e Kosovës të martën ka shpërndarë plotë 1.089 gjoba. /Insajderi.com