Deputeti i Vetëvendosjes e quan Trump-in “humorist”

Deputeti i Vetëvendosjes e quan Trump-in “humorist”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë të mërkurën se “Amerika ia tregoi vendin humoristit Trump”.

Këto komente ai i bëri pasi parashikimet e para thonë se demokratët do të fitojnë në Georgia ku më pastaj pritet ta kontrollojnë senatin.

“Trumpi fillimisht e humbi Presidencën, pastaj Dhomën e Përfaqësuesëve, e sot po duket se do ta humb edhe Senatin”.

Deputeti i grupit më të madh parlamentar, tha se “drejtësia amerikane do të merret me Trump-in”, njofton Insajderi.

“Pas daljes nga presidenca Trump e humb imunitetin dhe pritet t’mirret me drejtësinë amerikane, apo më mirë me thënë drejtësia amerikane do t’mirret me të”, tha Basha.

Lëvizja Vetëvendosje ka pasur një raport të “tensionuar” me të dërguarin e Trump-it për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

Madje, lideri i këtij subjekti politik, Albin Kurti, doli haptas në mbështetje të rivalit të Trump-it për president, Joe Biden, para zgjedhjeve të 3 nëntorit, të cilat i fitoi demokrati Biden. /Insajderi.com

 

Në anën tjetër të globit, Trumpi fillimisht e humbi Presidencën, pastaj Dhomën e Përfaqësuesëve, e sot po duket se do ta…

Posted by Dimal Basha on Wednesday, 6 January 2021