Aderim: PDK prezanton Ardian Kastratin

Aderim: PDK prezanton Ardian Kastratin

Profesori i shkencave politike, Ardian Kastrati, ka aderuar zyrtarisht në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Mbrëmë me fëmijët e mi duke i parë arkivat, e gjeta një ftesë që më është bërë kur u themelua PDK’ja, 21 vite më parë. Kësaj ftese iu përgjigja 20 vite më pas”, tha Kastrati pasi u prezantua nga kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj.

“Nuk mund të qëndroja indiferent karshi proceseve politike shumë të komplikuara”, tha Kastrati.

Profesori universitar, tha se “nuk i ka bërë ofertë tani PDK-ja”, por “ai i është ofruar PDK-së”.

Kastrati i cili përpos rolit në Fakultetin Filzofik, është njohur edhe si analist politik, ku gjatë muajve të fundit kishte shprehur kritika për Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Ai ishte i zëshëm kundër aktakuzës së ngritur nga Gjykata Speciale kundër Hashim Thaçit e Kadri Veselit. /Insajderi.com