Pacolli: Askush s’mund ta ndalë vullnetin e popullit

Pacolli: Askush s’mund ta ndalë vullnetin e popullit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetues ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me votën e deputetit Etem Arifi për Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka thënë se askush nuk do të mund të ndalë vullnetin e popullit, duke paralajmëruar ardhjen në pushtet të “Qeverisë Kurti II”.

“Askush nuk ka mundur e as nuk do të mund ta ndal vullnetin e popullit… VVazhdojmë! QEVERIA KURTI II”, ka shkruar ajo në Facebook.

Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin e plotë në rastin e votës së deputetit Etem Arifi për Qeverinë e Avdullah Hotit.

Vendimi i cili u kumtua më 21 dhjetor, u publikua më 6 janar.

Sipas dekretit, Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi vota e Etem Arifit nuk ishte e vlefshme kur u votua Qeveria Hoti më 6 qershor.

Etem Arifi ishte dënuar për shkak të “keqpërdorimit të detyrës zyrtare”./Insajderi.com