Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka konfirmuar mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën, në një telefonatë që ka pasur me kryeministrin, Avdullah Hoti, njofton Insadjeri.
Telefonata në mes të Hotit e Merkel është bërë e ditur nga një njoftim për media i Kryeministrisë.
“Kryeministri Hoti dhe Kancelarja Merkel, vlerësuan lartë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe theksuan gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit bilateral në çdo fushë me interes të ndërsjellë”, thuhet pos tjerash në komunikatë.
Hoti dhe Merkel njoftohet se kanë biseduar edhe “për procesin e dialogut Kosovë-Serbi”, i cili “u zhvillua mbi parime të qarta për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, me njohje reciproke, në kufijtë aktual”.
Hoti më pas ka falënderuar kancelaren Merkel për mbështetjen gjatë këtij procesi./Insajderi.com