Hotelieria do të kthehet në orarin e punës deri në orën 21:00, nëse gjendja epidemiologjike mbetet stabile siç është aktualisht në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.
Këtë e njoftoi ministri i Shëndetësisë i këtij vendi, Venko Filipçe, mirëpo nuk ka saktësuar se kur pritet të hyjë në fuqi vendimi për rikthimin e orarit paraprak të lokaleve.
“Konkretisht do të them që objektet hotilerike do të kthehen me orarë pune deri në orën 21:00, por kjo do të jetë tani për tani. Ende jemi duke monitoruar situatën si do të zhvillohet dhe sipas analizës në të ardhmen do të vendosim nëse do të ketë ulje shtesë të kufizimeve” deklaroi Filipçe.
Aktualisht objektet hotelerike në Maqedoninë e Veriut punojnë deri ora 18.00.
Filipçe ka folur edhe për vaksinat kundër virusit Corona, duke thënë se ata janë të sigurta dhe kanë kaluar një sërë kontrollesh të rrepta nga organizmat ndërkombëtarë të shëndetësisë.
Ai poashtu ka zbuluar se nga hulumtimi që kanë realizuar nëpër institucionet shëndetësore, 60 përqind e punonjësve shëndetësor kanë pranuar të marrin vaksinën kundër COVID-19. /Insajderi.com