Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur për përgatitjet dhe angazhimet e partisë që ai drejton në zgjedhjet që pritet të mbahen së shpejti.
Një theks të vecantë, Mustafa e ka vënë të formimi i koalicioneve para dhe pas zgjedhore, e ku deri më tani shenja të një afrimi për bashkëpunim, LDK-ja ka shfaqur vetëm me partinë e Behxhet Pacollit, Aleanca Kosova e Re, njofton Insajderi.
Në një intervistë për lajmi.net, lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se kanë bisedime me AKR-në e Behgjet Pacollit për koalicion, por nuk ka thënë se nuk ka diçka finale.
“Ne kemi pasur përkrahjen e AKR-së edhe gjatë qeverisë Hoti dhe kemi pasur votën e tyre, gjithashtu kemi përafrime të qëndrime”, ka thënë ai.
Por se a përjashtohet Vetëvendosje nga LDK-ja për një koalicion pas-zgjedhor? – Mustafa është përgjigjur se fillimisht janë mbushur mend nga bashkëpunimi me ata, por gjithashtu është keq vendosje e vijave të kuqe.
“Kemi marr mend. Përvoja që ne e kemi kaluar se vënia e përjashtimeve ose vëna e vijave të kuqe për subjektet politike nuk është kurrë e shëndoshë”, tha Mustafa duke thënë se partitë që po pretendojnë të kenë shumicën në kuvend e kanë të pamundur.
Por ai nuk e ka përjashtuar parimisht bashkëpunimin me asnjë parti politike, megjithëse është shprehur se fillimisht do të shqyrtohen hollësisht bashkëpunimet me partitë tjera pas zgjedhjeve.
“Jemi të hapur si LDK. Nuk do të vëmë kufij për askënd ose nuk do të bëjmë përjashtime për asnjë subjekt, por fakti që nuk do të bëjmë përjashtime nuk do të thotë se jemi të gatshëm për koalicion sepse duhet të shohim se a ka mundësi të komunikimit, a ka korrektësi, a ka parime të partneritetit, të cilat mund të ja zgjasin mandatin qeverisë”./Insajderi.com