Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka dërguar Gardën Kombëtare dhe njësi të tjera federale në Kongres ku po zhvillohen protesta të dhunshme nga mbështetësit e tij, transmeton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, me anë të një njoftimi në llogarinë e saj në Twitter.
At President @realDonaldTrump’s direction, the National Guard is on the way along with other federal protective services.
We reiterate President Trump’s call against violence and to remain peaceful.
— Kayleigh McEnany (@PressSec) January 6, 2021
Protestuesit kanë hyrë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe personeli është evakuuar nga aty.
McEnany ka njoftuar se me urdhër të presidentit, Garda Kombëtare është vendosur për në ndërtesën e Kongresit që është zënë nga mbështetës të presidentit Trump.
E përditshmja britanike “The Guardian” ka raportuar se sipas shumë burimeve kishte të shtëna në këtë protestë dhe se një grua është plagosur dhe se është në gjendje kritike. /Insajderi.com