Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese: Aktgjykimi është i dedikuar për Etem Arfin, jo për Albin Kurtin

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese: Aktgjykimi është i dedikuar për Etem Arfin, jo për Albin Kurtin

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka thënë se vendimi i Kushtetuese duhet të zbatohen nga të gjitha institucionet shtetërore, njofton Insajderi.

Kryeziu në “Debat Plus” ka thënë se aktgjykimi është dënues pavarësisht se është i lehtë.

“Vendimi është i dedikuar për Etem Arfin e jo për Albin Kurtin. Në vendim ka vetëm konstatime…Megjithatë vendimet duhet të jenë të qarta për qytetarët, e jo vetëm për juristët”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se një normë kushtetuese nuk guxon ta shkatërron shtetin.

Kryeziu tutje është shprehur se Gjykata nuk guxon askujt t’ia ndalojë mandatin, por proklamon normën gjyqësore.

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese ka arsyetuar edhe vonesën në shpalljen e këtij vendimi.

“Vendimi është dashur të përkthehet në gjuhën serbe dhe atë turke, pasi ai vendim është dashur të dedikohet edhe për deputetët e komuniteteve”, tha ndër të tjera Kadri Kryeziu./Insajderi.com