Dy të mitur therin me thikë një person në Lipjan

Dy të mitur therin me thikë një person në Lipjan

Një vrasje në tentativë ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:45 në fshatin Janjevë të Lipjanit, njofton Insajderi.

Siç njofton Policia e Kosovës, një person është sulmuar fizikisht me thikë nga dy të mitur.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht me mjet të mprehte-thikë nga dy te dyshuar meshkuj kosovar – të mitur”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. Pas pranimit te tretmanit mjekësor është liruar./Insajderi.com