500 gjakovarë anëtarësohen në Lëvizjen Vetëvendosje

500 gjakovarë anëtarësohen në Lëvizjen Vetëvendosje

500 qytetarë janë anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje nga Komuna e Gjakovës, njofton Insajderi.

Kështu ka deklaruar deputeti i legjislacionit të fundit nga kjo parti politike, Agon Batusha, i cili vjen pikërisht nga qyteti Gjakovës.

“Sot, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjakovë, pranoi 500 kartelat e anëtarësimeve të reja”, ka shkruar ai në Facebook.

Batusha shtoi se Vetëvendosja do të arrijë “fitore plebishitare”.

“Anëtarësime nga çdo lagje në qytet dhe çdo fshat, kjo është Lëvizja e të gjithë qytetarëve, e shtrirë në çdo kënd të komunës sonë dhe e gatshme për fitoren plebishitare”. /Insajderi.com

 

Sot, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjakovë, pranoi 500 kartelat e antarësimeve të reja.

Antarësime nga çdo lagje…

Posted by Agon Batusha on Thursday, 7 January 2021

</div