Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola vron Cramon, ka thënë se duhet të jetë prioritet i Qeverisë së ardhshme luftimi i korrupsionit.
Në një përgjigje për KOHËN, ajo luftën kundër korrupsionit e konsideron si para-kusht për që të alokohen fonde për Kosovën.
“Sfidat ekonomike që presin para do të kërkojnë gatishmërinë e të gjitha forcave politike për kompromise që të alokohen fonde dhe të sjellin të gjitha investimet për të modernizuar vendin. Për këtë arsye, nevoja për një luftë të pa-kompromis kundër korrupsionit, nepotizmit dhe kapjes së shtetit, është ndër prioritetet më të larta”, ka thënë ajo.
Ajo përmendi edhe rëndësinë që ka për Bashkimin Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjetja e një partneri të besueshëm në Prishtinë.
“Për BE-në ashtu si edhe për Administratën e SHBA-së do të jetë shumë e rëndësishme të gjejnë partnerë politikë të besueshëm në Prishtinë. Ky është faktor kyç për hapat e tjerë drejt integrimit të Kosovës në BE”, tha ajo. /Insajderi.com