Kurti për zgjedhjet e 14 shkurtit: Festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë

Kurti për zgjedhjet e 14 shkurtit: Festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë

“Me 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë”.

Në këtë mënyrë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i sheh zgjedhje e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Por, ai nuk i konsideron të jashtëzakonshme, por “të vonuara”.

Kjo pasi, sipas kreut opozitar, Kosova humbi shtatë muaj me Qeverinë Hoti.

“Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj”, ka shkruar në Facebook i pari VV-së.

Për Albin Kurtin është duke u diskutuar nëse do t’i pri listës për deputet.

Krejt kjo shkak i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku  nuk lejohet kandidimi “për ata që janë dënuar me burgim në tri vitet e fundit”.

Kurti më 2018 ishte dënuar me vendim të juridiksionit për shkak të veprës penale “hedhje të gazit lotsjellës”. /Insajderi.com

 

Pas shtatë muajve na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi. Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme,…

Posted by Albin Kurti on Thursday, 7 January 2021