Shqipëri: Gjashtë të vdekur dhe 697 raste me Coronavirus

Shqipëri: Gjashtë të vdekur dhe 697 raste me Coronavirus

Gjashtë persona kanë vdekur nga infektimi me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë kësaj periudhe janë testuar 3,668 mostra, 697 prej të cilave kanë rezultuar positive, njofton Insajderi.

Instituti i Shëndetësisë njofton edhe për 433 pacientë të shëruar.

Në Shqipëri raste aktive me Coronavirus janë 23,947./Insajderi.com