PDK: “S’vendosim të dënuar në lista zgjedhore”, VV: “S’kemi nevojë t’i pastrojmë listat si ju”

PDK: “S’vendosim të dënuar në lista zgjedhore”, VV: “S’kemi nevojë t’i pastrojmë listat si ju”

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arianit Elshani, ka deklaruar se partia të cilën e përfaqëson, në listë për zgjedhje nuk do të ketë zyrtarë të dënuar apo me aktakuzë, transmeton Insajderi.

I ftuar në “Kallxo Pernime” përballë gazetares Jeta Xharra, Elshani tha se edhe partitë e tjera duhet ta ndjekin këtë standard.

“Nuk e kuptoj hezitimin për mos me respektu vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe standardin që kanë vendos për njerëzit të dënuar. Ky është standardi i Kushtetueses, dhe si parim një herë e mirë duhet partitë t’i pastrojnë edhe listat e tyre. PDK e ka nisur më 2019 paktin e korrupsionit, për personat me aktakuzë dhe të dënuar. PDK e ka vendos këtë standard dhe do ta mbajë”, u shpreh ai.

Ndërsa, anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka thënë se kjo parti nuk ka nevojë të pastrojë listat për deputetë.

Ky reagim i tij erdhi pasi Elshani tha se edhe partitë e tjera duhet të ndjekin standardin e tyre për pastrim të listës.

“PDK-ja ka pasë të drejtë edhe e ka bërë me vend këtë për aktakuza dhe për korrupsion. Ata kanë pasë nevojë. Këtë nuk e prek Vetëvendosjen, nuk ka pasë nevojë”, u shpreh Kurteshi. /Insajderi.com