LDK: Slogani “Mbesim në Lidhje” nuk është i yni

LDK: Slogani “Mbesim në Lidhje” nuk është i yni

Lidhja Demokratike e Koosvës ka mohuar se slogani “Mbetemi në Lidhje” është slogan zyrtar i tyre, transmeton Insajderi.

Edhe pse sot ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka publikuar këtë slogan me zemër, zyrtarë të LDK-së nuk e pranojnë se është i partisë.

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike, Besian Mustafa, ka mohuar një gjë të tillë.

Mustafa ka thënë për Express se “Nuk është ai slogani i LDK’së”.

Ndonëse në rrethana ende jo të qarta lidhur me kuptimin e tij, një slogan i tillë u publikua vetëm nga ministrja Bajrami dhe nuk është parë as në faqen zyrtare të këtij subjekti politik, por nuk u bë i ditur as nga kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa. /Insajderi.com