Pajaziti s’e di a kanë vota të mjaftueshme për Demarkacionin

Pajaziti s’e di a kanë vota të mjaftueshme për Demarkacionin

Shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, thotë se nuk e di nëse koalicioni qeverisës i ka votat për ta kaluar në Kuvend marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

“Nuk i kemi verifikuar qëndrimet e gjithsecilit, por ne duhet të presim që demarkacioni të vijë në Kuvend, pastaj do të shihet gjithçka. Është keq që tani të merremi me spekulime numrash në kohën kur pritet te ne përgjegjësia më e madhe, si deputetë, si parti politike, dhe si institucione për t’i dhënë rrugë një procesi kaq të stërzgjatur dhe që lidhet me interesat jashtëzakonisht të rëndësishme të qytetarëve”, ka thënë Pajaziti për Epokën e re.

Ai ka theksuar se partneriteti në koalicion është i mirë, duke shtuar se, edhe në rast se nuk do të kalojë demarkacioni me Malin e Zi, s’ka arsye për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.