Moti me shi

Moti me shi

Në vendin  tonë do të vazhdojë të ketë reshje të shiut, njofton Insjaderi.

Këto vranësira të përqendruara mbi territorin tonë do të sjellin sërish reshje shiu dhe bore në viset e larta, por edhe në viset mesatare.

Pas reshjeve në fushat termike do të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të ulën deri në zero gradë, ndërsa maksimalet
parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5gradë Celsius.

Ky aktivitet dinamik i motit do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e ajrit.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-10m/s. Shpejtësia e erës si zakonisht më e lartë do të jetë në pjesën veriore të Dukagjinit. /Insajderi.com