Geci kërkon nga elektorati t’i qëndrojnë besnik LDK-së

Geci kërkon nga elektorati t’i qëndrojnë besnik LDK-së

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka kërkuar nga elektorati t’i qëndrojë “besnik” LDK-së.

Kjo pasi sipas tij, të gjithë subjektet tjera politike presin të rriten në saje të ndarjes së partisë e cila u themelua nga Ibrahim Rugova.

“Harroni individë se individët shkojnë e vijnë por ti qëndrojmë besnik programit të LDK-së si program i qendrës së djathtë”, ka shkruar Geci në Facebook.

Ai shtoi se “LDK nuk është pronë private e askujt”, sipas tij është “shkollë politike”.

“Të gjithë e dim se 80 % e programit të LDK-së është inkorporuar në programin qeverisës të Kurtit ,sepse LDK ka njerëz që dijnë të krijojnë program zhvillimor, të tjerët nuk kanë njerëz që dijn të bëjnë program, prandaj edhe të gjithë dëshirojnë të bëjnë koalicion me LDK-në”, ka thënë ai. /Insajderi.com