Ushtroi dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, arrestohet

Ushtroi dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, arrestohet

Një person është arrestuar në Malishevë, për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur, njofton Insajderi.

Siç njofton Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:20.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKMF-Malishevë dhe e njëjta është dërguar në familjen e nënës së saj”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Insajderi.com