Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Ilir Gashi, ka folur për Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e këtij subjekti, Albin Kurti, njofton Insajderi.
Sipas tij, Kurti ka mbetur mes Glauk Konjufcës që iu është referuar si “SHIK”, Haki Abazit, të cilit iu është referuar si “arkivist i Serbisë” dhe Arben Vitisë për të cilin ka thënë se akuzohet për korrupsion, ku e ka përmendur edhe rastin e të riut Agon Musliu, që vdiq derisa po qëndronte në karantinë.
“Albin Kurti, n’mes të Glaukut SHIK, Hakiut, arkivist i Serbisë dhe Vitisë, të akuzuar për korrupsion dhe vrasjen e Agon Musliut brenda përgjegjësisë së tij!”.
“A po i bjen kjo se Kurti është mes tre zjarmave”, ka shkruar Gashi në Facebook./Insajderi.com