Pesë vdekje si pasojë e COVID-19

Pesë vdekje si pasojë e COVID-19

Pesë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në njëzetekatër orët e fundit.

Numri i vdekjeve ka arritur në 1.368, raporton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar edhe për 321 infeksione të reja e 564 të shëruar nga COVID-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 është 53.264, ndërsa i të shëruarve 45.000. Raste aktive deri më 8 janar janë 6.896.

Prishtina mbetet vatra e pandemisë, vetëm të premten u regjistruan edhe 86 raste të reja. /Insajderi.com