Ministria e Shëndetësisë ka bërë reagimin e ri të komunave bazuar në numrin e rasteve të reja me Coronavirus në 100 mijë banorë, njofton Insajderi.
Nga sot e deri më 15 janar, në zonën e kuqe, janë vetëm shtatë komuna: Prishtina, Fushë-Kosova, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Obiliqi, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.
Në zonën e verdhë, janë po ashtu shtatë komuna: Mitrovica e Jugut, Ferizaji, Lipjani, Podujeva, Vushtrria, Parteshi, dhe Juniku.
Ndërsa, në zonën e gjelbër, janë 24 komuna: Kllokoti, Gjakova, Kamenica, Peja, Drenasi, Skenderaj, Istogu, Deçani, Shtërpca, Klina, Shtimja, Novobërda, Vitia, Prizreni, Suhareka, Kaçaniku, Rahoveci, Malisheva, Hani i Elezit, Dragashi, Mamusha, Gjilani, Ranillugu dhe Graçanica.
Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë janë raportuar pesë raste të vdekjeve nga COVID-19 si dhe janë konfirmuar 321 raste të reja të infeksionit./Insajderi.com