Shtatë të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Shtatë të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri bën të ditur se shtatë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus gjatë 24 orëve të fundit, njofton Insajderi.

Gjatë kësaj periudhe janë testuar 3 mijë e 927 mostra, 673 prej të cilave kanë rezultuar pozitivë me virusin vdekjeprurës.

Instituti i Shëndetësisë Publike njofton edhe për 436 pacientë të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë konfirmuar gjithsej 62 mijë e 378 raste pozitive të infeksionit, prej tyre 36 mijë e 971 janë shëruar, ndërsa një mijë e 230 kanë humbur jetën. Raste aktive janë edhe 24 miëj e 177./Insajderi.com