Zyra e Prokurorit të Specializuar refuzon t’ua kthejë materialet mbrojtjes së Gucatit e Haradinajt

Zyra e Prokurorit të Specializuar refuzon t’ua kthejë materialet mbrojtjes së Gucatit e Haradinajt

Mbrojtja e të akuzuarve, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, kanë kërkuar nga Prokuroria e Specializuar që të ju kthehen materialet e marra nga Organizata e Veteranëve të Luftës, për t’i përdorur në trajtimin e procedurave të mbetura, njofton Insajderi.

Por, Përfaqësuesi i Zyrës së Prokurorit deklaroi se nuk e ka ndërmend që t’ua jep materiale mbrojtjes së të akuzuarve.

“Siç e dini Zyra e Prokurorit ka thënë se nuk ka ndonjë arsye pse të mos fillojë gjyqi në fillimin e pranverës së këtij viti. Pjesa më e madhe e materialeve tani më i është dhënë atyre, mbrojtja e ka ditur se për çfarë është kjo çështje. ZPS nuk ka ndërmend që t’ju jep materiale mbrojtjes”, tha përfaqësuesi i ZPS-së.

Ai tha se “mbrojtja e të akuzuarve po pret që Prokuroria t’ua japi armët në dorë për të luftuar ndaj krimeve që i kanë bërë”./Insajderi.com